POLITIKËSTAR CHANNEL
Belinda Balluku mbledh Asamblenë e zgjeruar të PS në Mallakastër

Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, zhvilloi një takim në Mallakastër në kuadër të Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se në fokus të punës do të jenë riorganizimi i strukturave, intensifikimi i takimeve në terren me qytetarët, si dhe afrimi i anëtarësimeve të reja në parti.

Ajo u shpreh se do të vijojë puna për çuarjen përpara të projekteve dhe investimeve të rëndësishme, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonë.






