AKTUALITETMJEKSIASTAR CHANNEL

Skandal në Spitalin Rajonal Fier: Pacienti pret operacion urgjent, analizat i caktohen pas 4 muajsh

Në sistemin shëndetësor publik në vend, qytetarët vijojnë të përballen me vonesa të gjata dhe mungesë shërbimesh bazë. Situata bëhet edhe më shqetësuese në raste kur pacientët kanë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, por pengohen nga procedura të zgjatura për analizat paraprake.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Së fundmi, edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka pranuar se pas datës 20 të çdo muaji ndërpritet kryerja e analizave në spitalet publike, për shkak të kufizimeve buxhetore nga koncesionari. Ministrja Evis Sala ka premtuar zgjidhje brenda vitit, por në terren realiteti mbetet problematik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Spitalin Rajonal Fier, pacientët përballen me pritje që shkojnë deri në katër muaj për analiza jetike. Një rast konkret është ai i 80-vjeçarit Qani Arapaj, i cili vuan nga prostata dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas vizitës, mjekët i kanë rekomanduar operacion urgjent, por më parë duhet të kryejë disa analiza të domosdoshme. Megjithatë, atij i është kërkuar të presë deri në katër muaj për kryerjen e tyre. Alternativa e vetme mbetet sektori privat, me një kosto rreth 24 mijë lekë të vjetra, e papërballueshme për një pensionist.

Reklama në FieriWeb

“Jam 80 vjeç dhe vuaj prej muajsh nga prostata. Mjeku më tha që duhet operacion, por më kërkoi disa analiza. Kur shkova për t’i bërë, më thanë të pres katër muaj. Po puna ime nuk pret. Më thanë: nëse nuk pret, shko në privat,” shprehet ai.

Sipas burimeve nga spitali, pacientët duhet të ndjekin radhën nëse rasti nuk konsiderohet urgjent, ndërsa është e mundur vetëm një përshpejtim i lehtë i afatit.

Pas ndërhyrjes së emisionit investigativ Fiks Fare, pacientit iu afrua data e analizave në 1 maj 2026, një lehtësim relativ, por larg zgjidhjes ideale.

Ky rast nxjerr në pah problemet e thella të sistemit shëndetësor publik, duke theksuar hendekun mes qytetarëve që kanë mundësi financiare dhe atyre që detyrohen të presin, edhe kur shëndeti i tyre është në rrezik.

Related Articles

Back to top button