KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Fier/ Nuk i bindet policisë, përplaset me një mjet të parkuar
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një drejtues automjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përpjekjes për t’u larguar, automjeti është përplasur me një mjet të parkuar, duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.




