KRONIKËSTAR CHANNEL

Reagon Ministri i Brendshëm për dënimin e autorit të vrasjes së efektivit në Fier

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas vendimit të Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila dënoi me 35 vite burg Azgan Mërnica, për vrasjen me armë zjarri të efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari e cilësoi vendimin si shqetësues, duke theksuar se një masë e tillë dënimi rrezikon të japë një mesazh të gabuar dhe të dekurajojë efektivët e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës,” – shprehet ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ministri shton se, pavarësisht respektimit të pavarësisë së gjyqësorit, pritet që drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe ndaj efektivëve që mbrojnë rendin çdo ditë.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, ku mbeti i vrarë efektivi 28-vjeçar.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Apelit nuk është pajtuar me vendimin për uljen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite dhe pritet të paraqesë rekurs në Gjykata e Lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button