AKTUALITETSTAR CHANNEL

Beleri i pandehur/ Banderola në Himarë: “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”

Në Himarë dhe përgjatë zonës së Vlorë janë shfaqur banderola me mbishkrimin: “10 Prill, drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, duke rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më të debatueshme të viteve të tranzicionit.

Mesazhi i vendosur në disa pika kërkon drejtësi për ngjarjen e ndodhur në Peshkëpi, ku humbën jetën dhe u shpallën dëshmorë të atdheut Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në përmbajtjen e banderolave përmendet edhe emri i Fredi Beleri, i cili në të kaluarën është akuzuar në lidhje me këtë ngjarje.

Vendosja e këtyre banderolave ka ngjallur reagime dhe pritet të sjellë diskutime të reja publike, sidomos në këtë përvjetor të 10 prillit, një datë që lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me vendosjen e tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme rreth kësaj çështjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button