AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Ekspertja” zhduk miliona me skemë mashtrimi, shantazhon se do të vrasë veten: Ja ku i kam…

Rasti i Eriola Hoxhës rikthehet sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme, 9 prill, në emisionin “Stop”, në Tv Klan, përmes denoncimeve të reja.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Më 26 dhjetor 2025, ajo u denoncua nga disa qytetarë, të cilëve u ishte prezantuar si eksperte ekonomie dhe pedagoge në një universitet privat, duke pretenduar madje se kishte lidhje me Bankën e Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Me këtë skemë, ajo i bindi tre persona të investonin rreth 38 milionë lekë, me premtimin se shuma do të dyfishohej brenda 6 muajsh, por paratë nuk u kthyen kurrë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

E njëjta skemë është përsëritur me të tjerë. Një qytetare nga Tirana, një e njohur e nënës së Eriola Hoxhës, i ka dhënë kësaj të fundit 50 milionë lekë, pa asnjë dokument ligjor, me premtimin se do t’i merrte mbrapsht në 130 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb

“Edhe dyshoja, por prapë thoja nuk ka asnjë arsye pse të gënjejë. I besova tamam sikur ta kisha fëmijën tim, ashtu siç i kam edukuar unë fëmijët që nuk gënjejnë, ashtu i besova dhe asaj. Është mundi i një jete, kam punuar 40 vjet. Nuk janë pak 50 milionë, janë shumë”, tha mes lotësh qytetarja.

Edhe në këtë rast, premtimi rezultoi mashtrim. Sipas dëshmisë së qytetares, Eriola Hoxha ka përdorur justifikime të vazhdueshme për vonesat. Ajo madje i ka çuar denoncueses edhe foto medikamentesh, duke i bërë presion se do t’i pinte.

“Më ka thënë unë do pi ilaçe miu dhe nuk jetoj më”, pohoi qytetarja.

Eriola ka kërkuar vazhdimisht kohë për kthimin e shumave. Më 1 prill, Eriola premtoi të kthente paratë, por nuk e bëri.

Edhe pas përballjes me gazetaren, ajo vazhdoi të shtyjë afatet. Në fund, ktheu vetëm 1000 euro, duke kërkuar sërish kohë për pjesën tjetër të shumës.

Mashtruesja Eriola Hoxha:

-Po!

-Ok, vetëm 5 minuta, se jam në një Konferencë!

-Teta Luliiii…!( qan)

-Unë të thashë, që do vij sot, në orarin, që të kam shkruar, ndërkohë që po më merr ajo goca, se po më shkruan. Të lutem thuaji, që do vij sot, se unë nuk mundem, do t’i dal makinës para!

-Nuk flas dot më me atë, se kam pësuar traumë!

-Do vij aty! Për gjysëm ore do vij aty!

-Do vij aty, për gjysëm ore!

-Po me lekë!

-Do të jap garant!

-Me lekë, me garanci!

-A mund të të marr për 5 minuta, të lutem?

-Se isha diku po flisja, isha duke folur pa e vënë re.

-O Teta Luli, ajo vazhdon më merr pafund, nderkohë që unë po vij tek ty, të t’i jap garant!

-Po erdha, mos ma bëj këtë! Të lutem më lejo t’i jap, se unë mora fund, ose ndryshe më lejo t’i jap lekët, pse unë i dola  makinës para!

-Erdha të t’i jap 100%.

-Përshëndetje!

-Urdhëro!

-Po!

-Jo, jo unë jam duke e zgjidhur, dhe përfitoj kohë, se nuk arrita dot!

-Po, po!

-Po i thashë zonjës, do e mbyllim sot dhe nesër!

-Në rregull, shumë faleminderit!

-Të hënën është 1000% e sigurtë!

-Faleminderit! Patjetër!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button