KRONIKËSTAR CHANNEL

Procedim penal për 4 punonjës të Albpetrol pas ndotjes me hidrokarbure të lumit Vjosa

Pas denoncimit të publikuar nga Fieriweb.com për ndotjen e Lumit Vjosa, autoritetet kanë ndërmarrë verifikime në terren, duke çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj 4 punonjësve të kompanisë Albpetrol.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Fier, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve me iniciale:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Z. T., 59 vjeç
  • A. Z., 57 vjeç
  • G. B., 52 vjeç
  • G. N., 52 vjeç

Këta shtetas, në cilësinë e punonjësve të kompanisë së nxjerrjes së naftës, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen dhe riparimin në kohë të një linje të dëmtuar të tubacionit të naftës. Si pasojë, është shkaktuar rrjedhje e hidrokarbureve, duke sjellë ndotje të konsiderueshme të mjedisit dhe veçanërisht të ujërave të lumit Vjosa.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime bëjnë me dije se ndotja është evidentuar pas ankesave të banorëve dhe denoncimeve të publikuar nga mediat, çka ka nxitur ndërhyrjen e strukturave përkatëse dhe nisjen e hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe për marrjen e masave ligjore ndaj personave përgjegjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button