KRONIKËSTAR CHANNEL
Hyri për të grabitur banesën, por humb jetën, Policia: 47-vjeçari asfiksohet pasi mbeti i bllokuar në derë
Një ngjarje e pazakontë dhe tragjike është shënuar gjatë natës, ku Ilir Zarka 47-vjeçar ka humbur jetën teksa dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një banesë.
Sipas informacionit paraprak nga policia, burri ka tentuar të futet në banesë përmes derës, por gjatë përpjekjes ka mbetur i bllokuar në xhamat e saj. Si pasojë, ai dyshohet se është asfiksuar, duke gjetur vdekjen në vendngjarje.
Kanë qenë banorët e shtëpisë ata që kanë konstatuar situatën dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë vjedhjeje që ka përfunduar në mënyrë fatale.




