RAJONISTAR CHANNEL

Protestë 72-orëshe në Mal të Zi, bllokohet lëvizja e mjeteve të rënda në Hani i Hotit

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14 prill 2026, duke nisur nga ora 09:30, do të zhvillohet një protestë 72-orëshe nga Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në qarkullimin në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, në akset që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare, do të lejohen të qarkullojnë automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe transporti i pasagjerëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia Kufitare u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të rënda të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë këtë kufizim të përkohshëm, me qëllim shmangien e situatave problematike në qarkullim.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button