KRONIKËSTAR CHANNEL

Republika e Libanit refuzon ekstradimin e Fadi Awlan ne Shqipëri, 49-vjeçari vrau vajzën e tij në Tiranë

Shtetasi Fadi Alwan, 49-vjeç me origjinë nga Libani që vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, në Tiranë, nuk do të ekstradohet nga vendi i tij i origjinës.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, ka siguruar një shkresë me datë 18 shtator 2025, përmes së cilës Republika e Libanit ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme se ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Fadi Alwan drejt vendit tonë.

Reklama në FieriWeb - “”

Në të njëjtën shkresë, autoritetet libaneze i kërkojnë Shqipërisë dërgimin e të gjitha veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2025.

Rezulton se 49-vjeçari u ndalua rreth dy muaj pas krimit, më 23 prill të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pavarësisht akuzës për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, hetuesit ende nuk e kanë të qartë motivin që çoi në kryerjen e krimit.

Sipas të dhënave, Rayyan Alwan, kishte ardhur në Tiranë së bashku me babanë e saj përmes aeroportit të Rinasit. Pasi dolën nga terminali, ata morën një apartament me qira përmes Airbnb, në afërsi të rrugës së Kavajës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dyshohet se pikërisht në këtë ambient ndodhi krimi, ku Fadi Alwan e goditi disa herë me thikë vajzën e tij, duke e lënë të vdekur në vend, mbi krevatin në dhomën e gjumit.

Pas ngjarjes, ai u largua nga Shqipëria më 22 shkurt 2025, sërish përmes aeroportit të Rinasit, drejt Gjermanisë.

Reklama në FieriWeb

Trupi i pajetë i vajzës u zbulua nga pronarja e apartamentit, e cila pasi trokiti në derë dhe nuk mori përgjigje, hyri brenda dhe konstatoi ngjarjen e rëndë.

Më pas u njoftua policia, e cila përmes kamerave të sigurisë arriti të provojë se autor i vrasjes ishte babai i saj, Fadi Alwan.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button