Operacion policor në Dimal / Goditet grupi që shpërndante kok*inë, tre të arrestuar dhe dy në kërkim
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar operacionin e koduar “Dimali 3”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, konkretisht kokainë, në qytetin e Dimalit.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive.
Si rezultat, janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Gjykata e Beratit ka caktuar masat e sigurisë:
- “Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç dhe A. B., 19 vjeç
- “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç
Të tre janë banues në Kuçovë dhe akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë:
- K. A., 26 vjeç
- A. B., 22 vjeç
për të cilët është caktuar masa “Arrest në burg”.
Sipas hetimeve, anëtarët e grupit siguronin kokainë, e ndanin në doza dhe më pas e shpërndanin në qytetin e Dimalit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.




