BOTASTAR CHANNEL

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari, emigrant nga Fieri që jetonte prej vitesh në Suedi me familjen e tij.

Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas të shtënave me armë zjarri në qytetin Helsingborg të Suedisë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, duke alarmuar autoritetet lokale, të cilat rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, gjatë sulmit është plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Policia suedeze ka bërë të ditur se hetimet janë ende në vijim dhe deri tani nuk është identifikuar apo arrestuar ndonjë i dyshuar për ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mediat raportojnë se viktima është shtetasi M.Ll., 20 vjeç, emigrant nga Fieri që jetonte prej vitesh në Suedi me familjen e tij. Gjithashtu, dyshohet se i riu mund të ketë qenë i përfshirë në një grup të lidhur me trafik droge, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha pistat e mundshme të hetimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button