KRONIKËSTAR CHANNEL
Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari në Savër, dyshohet për intoksikim nga alkooli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Savër në Lushnjë, ku është gjetur trupi i pajetë i një burri në rrugë. Zbulimi u bë nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.
Viktima është identifikuar si 55-vjeçari Skënder Malia, banor i zonës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit, megjithatë rrethanat mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet mjekësore, të cilat nisën hetimet fillestare. Trupi i pajetë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.




