KRONIKËSTAR CHANNEL
Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve, Arben Cara dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita në terren: Banesat ende në pushtetin e zjarrit, do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve, Arben Cara dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ishin të pranishëm pranë kompleksit të përfshirë nga zjarri pranë Farmacisë 10, në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, ata dhanë detaje mbi situatën dhe hetimet që kanë nisur.
“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie të vogla dhe nuk kanë probleme të rënda. Banesat janë ende në pushtetin e zjarrit. Është akoma shpejt për të folur për vatrën e zjarrit, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë personat do pyeten”.
Kujtojmë se, për vënien në kontroll të zjarrit u angazhuan tetë zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar dhe 50 persona nga ushtria dhe emergjencat civile.




