AKTUALITETSTAR CHANNEL

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri–Itali në luftën kundër krimit të organizuar

Tiranë – Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane vijon të forcohet, duke u konsideruar si një model suksesi në rajon dhe më gjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor në Itali, Lorenzo Bucossi, ku në fokus ishte thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë takimit, u vlerësua ecuria shumë e mirë e bashkëpunimit ekzistues, ndërsa u theksua angazhimi për ta çuar atë në nivele edhe më të larta, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve hetimore dhe operacionale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në qendër të diskutimeve ishin lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimi i masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Po ashtu, palët ranë dakord për vijimin e operacioneve të përbashkëta për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb

Një tjetër element i rëndësishëm i bashkëpunimit mbetet edhe sezoni turistik, ku u theksua prania e policëve italianë në qytetet bregdetare si Durrësi dhe Vlora, në mbështetje të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Gjithashtu, u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes akademive të policisë në të dy vendet, në fushën e trajnimit dhe edukimit profesional. Në këtë kuadër, u dakordësua që një efektiv i Policisë së Shtetit të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të autoriteteve italiane, të cilët rikonfirmuan vullnetin për të thelluar më tej këtë partneritet strategjik në funksion të sigurisë dhe luftës kundër krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button