KRONIKËSTAR CHANNEL

Norvegjezi kapet me kok*inë në Patos, arrestohet 28-vjeçari që banonte me qira në Sheqishte

Një 28-vjeçar nga Norvegjia është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në zonën e Patosit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin duke kapur në flagrancë shtetasin Sebastian Temples, 28 vjeç, i cili banonte përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit me qira që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar për t’u shpërndarë me qëllim përfitimi financiar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button