RAJONISTAR CHANNEL

Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Rama pritet nga Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, aty ku pritet të ketë takime të rëndësishme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Takimi të kreut të qeverisë shqiptare me atë greke, që është mbajtur në godinën e Qeverisë greke dhe ka zgjatur rreth 40 minuta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjate vizitës zyrtare që po zhvillon në Athinë Rama shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Reklama në FieriWeb

Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Vizita zyrtare e Ramës në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi.

Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button