AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndryshime në Policinë e Fierit/ Zëvendësohet edhe shefi i Komisariatit, largohet Anesti Salaj dhe caktohet Gerald Toska

Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në qarkun Fier, pas ndryshimeve të fundit në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka qenë sot i pranishëm në Fier, ku është zhvilluar prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Vendore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është emëruar Erion Ahmeti, i cili zëvendëson në këtë detyrë Oliger Torbën. Ky i fundit është transferuar me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Komisariatit të Policisë Fier. Anesti Salaj largohet nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Gerald Toska, i cili do të marrë drejtimin e komisariatit.

Reklama në FieriWeb

Këto lëvizje vijnë menjëherë pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke sinjalizuar riorganizim në strukturat drejtuese në qarqe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button