Sezoni turistik 2026/ Bashkia vijon pastrimin e vijës bregdetare në Darëzezë dhe Pishporo

Gjatë ditës së sotme, aksioni është përforcuar edhe më tej me përfshirjen e forcave të ushtrisë, te cilët me këtë rast ishin veshur sportiv, nxënësve të shkollave, si dhe punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
“Kemi 10 ditë që e kemi filluar këtë aksion. Ky aksion konsiston në dy faza, faza e parë ka përfunduar, pastrimi i gjithë vijës bregdetare nga Darëzeza deri në Pishporo, nga plastika, plehrat, e mbetje të ndryshe që kanë ardhur. Janë depozituar në landfill. Tani po vazhdojmë me heqjen e druve dhe gjithë pjesa e mbetur përfundon brenda 10 ditëve. E gjithë vija bregdetare është diku te 15 km. Kemi përfunduar 8 km dhe na kanë ngelur dhe 7 km. Sot na kanë ardhur në ndihmë dhe forcat e ushtrisë”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit.
Nga një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash, deri më tani janë pastruar afro 8 kilometra, ndërsa puna vijon me ritme intensive për të përfunduar në kohë të gjithë segmentin e mbetur. Darëzeza dhe Pishporo pritet të jenë këtë sezon veror më të pastra dhe më mikpritëse se kurrë, duke ofruar kushte më të mira për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë bregdetit të Fierit.
Në prag të çeljes së sezonit turistik veror, ka nisur një aksion i gjerë për pastrimin e vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos, një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit në qarkun e Fierit. Ky aksion, i ndërmarrë nga Ndërmarrja e Pastrimit të qytetit të Fierit, ka filluar rreth 10 ditë më parë dhe synon rikthimin e pastërtisë dhe standardeve të nevojshme për një sezon sa më të suksesshëm turistik
Në fazën e parë të ndërhyrjes, puna është përqendruar kryesisht në largimin e mbetjeve plastike dhe inerteve të depozituara përgjatë bregdetit, të cilat janë sjellë nga prurjet e lumenjve Vjosa dhe Seman gjatë periudhës së reshjeve dhe përmbytjeve. Sasia e konsiderueshme e mbetjeve kishte pushtuar një pjesë të madhe të vijës bregdetare, duke krijuar një situatë problematike për mjedisin dhe turizmin
Gjatë ditës së sotme, aksioni është përforcuar edhe më tej me përfshirjen e forcave të ushtrisë, te cilët me këtë rast ishin veshur sportiv, nxënësve të shkollave, si dhe punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
“Kemi 10 ditë që e kemi filluar këtë aksion. Ky aksion konsiston në dy faza, faza e parë ka përfunduar, pastrimi i gjithë vijës bregdetare nga Darëzeza deri në Pishporo, nga plastika, plehrat, e mbetje të ndryshe që kanë ardhur. Janë depozituar në landfill. Tani po vazhdojmë me heqjen e druve dhe gjithë pjesa e mbetur përfundon brenda 10 ditëve. E gjithë vija bregdetare është diku te 15 km. Kemi përfunduar 8 km dhe na kanë ngelur dhe 7 km. Sot na kanë ardhur në ndihmë dhe forcat e ushtrisë”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit.
Nga një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash, deri më tani janë pastruar afro 7 kilometra, ndërsa puna vijon me ritme intensive për të përfunduar në kohë të gjithë segmentin e mbetur. Darëzeza dhe Pishporo pritet të jenë këtë sezon veror më të pastra dhe më mikpritëse se kurrë, duke ofruar kushte më të mira për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë bregdetit të Fierit.




