AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Telefonata që shtoi misterin/ 24 vjeçarja nga Roskoveci pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

Fati i 24-vjeçares Anxhela Shurdha nga Kumani i Roskoveci vijon të mbetet i mbështjellë me pikëpyetje, ndërsa familja e saj jeton prej ditësh mes ankthit, pasigurisë dhe shpresës për ta patur pranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Historia u trajtua në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku u sollën dëshmi të reja nga familjarët, analiza sociale mbi rastin, por edhe shqetësimet që lidhen me fatin e të resë, e cila sipas të dhënave të deritanishme, rezulton ende e zhdukur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas rrëfimit të nënës, Anxhela ka telefonuar vetëm një herë, duke thënë se ishte mirë dhe se po punonte pranë një shoqeje. Por kjo telefonatë, në vend që të qetësonte familjen, ka ngritur edhe më shumë dyshime. Nëna tregoi se vajza foli shkurt, me ton të pazakontë, ndërsa në sfond dëgjohej një gjuhë tjetër dhe prania e personave të tjerë, çka ka shtuar frikën se ajo mund të ketë qenë nën presion.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gazetarja Laureta Roshi, e cila ka takuar nga afër familjen Shurdha, sqaroi në studio se nuk bëhet fjalë për një largim të zakonshëm. Sipas saj, Anxhela është një e re 24-vjeçare, e divorcuar prej vitesh nga një martesë e dhunshme, nënë e një vajze 7-vjeçare dhe një person që punonte rregullisht për të mbajtur familjen. 

Reklama në FieriWeb

Ajo jetonte me prindërit dhe vajzën e saj, ndërsa ishte mbështetja kryesore ekonomike e shtëpisë.

Në emision u theksua se familja nuk ka pasur një mjedis të dhunshëm që mund ta shtynte të renë të largohej vullnetarisht. Përkundrazi, moskthimi i saj nga puna dhe ndërprerja e menjëhershme e kontakteve kanë alarmuar prindërit, të cilët bënë menjëherë kallëzim në polici.

Nga informacionet e bëra publike në studio, rezulton se Drejtoria e Policisë së Fierit ka konfirmuar se hetimet vijojnë dhe se Anxhela konsiderohet zyrtarisht e zhdukur derisa të gjendet fizikisht dhe të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e plota. Hetimi vijon dhe po verifikohen lëvizjet e saj, kontaktet, si edhe vendi i fundit i punës.

Një tjetër element që e bën rastin edhe më të ndjeshëm është vajza e vogël e Anxhelës. Në studio u ngrit edhe shqetësimi për mbështetjen sociale dhe psikologjike që duhet të marrë fëmija, ndërsa u diskutua edhe për vështirësitë ekonomike të familjes. Sipas raportimit, Anxhela kishte aplikuar për ndihmë ekonomike dhe punonte për të siguruar të ardhura.

Sociologia Elona Dhëmbo bëri thirrje që rasti të mos paragjykohet dhe të mos trajtohet me hamendësime të thjeshta, duke nënvizuar se ngjarje të tilla kërkojnë kujdes të madh shoqëror dhe institucional.

Sipas saj, shpesh viktimat paragjykohen, ndërsa vëmendja largohet nga pyetja thelbësore: Çfarë ka ndodhur realisht?

Në qendër të gjithë kësaj historie mbeten dy prindër që presin kthimin e së bijës dhe vogëlushe që pret gjithashtu të ëmën. Deri tani, telefonata e vetme e Anxhelës nuk ka mjaftuar për të shuar merakun. Përkundrazi ka shtuar misterin mbi fatin e saj.

Rasti i Anxhela Shurdhës mbetet i hapur dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi një histori që ka trazuar jo vetëm familjen, por edhe opinionin publik.

RTSH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button