EKONOMISTAR CHANNEL

Projektligji i ri për energjinë/ Më shumë zgjedhje për qytetarët, çmime transparente dhe mundësi për të shitur energji në rrjet

Furnizim më i sigurt, çmime më transparente dhe më shumë rol për qytetarin, këto janë ndryshimet kryesore që sjell projektligji i ri për energjinë elektrike. Reforma synon të kalojë nga një treg i mbyllur drejt një sistemi më konkurrues, ku konsumatori nuk është më thjesht pagues i faturës, por pjesë aktive e tregut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për qytetarët, kjo përkthehet në më shumë mundësi zgjedhjeje për furnizuesin, kontrata më fleksibël dhe, në disa raste, edhe mundësi për të prodhuar vetë energji, për shembull nga panelet diellore, dhe për ta shitur atë në rrjet. Po ashtu, pritet të rritet transparenca e çmimeve dhe të përmirësohet cilësia e shërbimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Projektligji promovon çmime dhe kosto të përballueshme e transparente për konsumatorët. Gjithashtu, rrit të drejtat dhe mbrojtjen e tyre në treg. Mbrojtja për shtresat në nevojë do të vazhdojë, pasi parashikohet ruajtja e çmimeve të rregulluara për familjarët dhe bizneset e vogla. Në të njëjtën kohë, teknologjitë e reja si matësit inteligjentë do t’i japin qytetarëve më shumë kontroll mbi konsumin”, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndryshimet prekin edhe mënyrën si funksionon tregu, duke hapur rrugë për konkurrencë dhe përfshirje të aktorëve të rinj.

Reklama në FieriWeb

“Për herë të parë, konsumatori vendoset në qendër të sistemit energjetik si aktor aktiv. Ai mund të prodhojë, konsumojë dhe tregtojë energjinë elektrike. Kjo krijon mundësi reale për pjesëmarrje dhe përfitim nga tregu”, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fund, reforma synon jo vetëm përmirësimin e shërbimit, por edhe afrimin e Shqipërisë me tregun europian të energjisë, duke sjellë një sistem më modern dhe më të qëndrueshëm për qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button