KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia Fier godet disa raste/ Apartamenti u shit dy herë, shpallet në kërkim 63-vjeçari nga Tirana

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka raportuar disa ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit, ku spikat rasti i një mashtrimi me shitjen e një apartamenti në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike shpallën në kërkim shtetasin me iniciale E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se përmes mashtrimit u ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy qytetarëve të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nisën procedim penal për dy të rinj:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • L. N., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua një krëhër arme zjarri me disa fishekë;
  • A. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në automjetin që drejtonte iu gjet një sirenë e ngjashme me ato të Policisë.

Po ashtu, Policia bëri me dije se automjeti i shpallur në kërkim më 9 janar 2026, i dyshuar si i vjedhur në fshatin Ferras të Divjakës, është gjetur në Fushë-Krujë i aksidentuar dhe i braktisur.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button