ARSIMIFIERI NEWSSTAR CHANNEL
Fieri shkëlqen në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënësi Klejtin Hajdëraj fiton kupën e “Recituesit më të mirë”

Ditën e djeshme u finalizua Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, ku Zyra Vendore e Arsimit u përfaqësua denjësisht nga ekipi i shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier, nën drejtimin e mësueses së përkushtuar Laureta Janollari.

Në një atmosferë frymëzuese dhe plot emocion, kupa e “Recituesit më të mirë” të këtij edicioni iu akordua nxënësit të talentuar Klejtin Hajdëraj, i cili spikati me interpretimin dhe performancën e tij, duke bërë krenar gjithë Fierin.

Urime të përzemërta fituesit, ekipit përfaqësues dhe të gjithë pjesëmarrësve për këtë arritje të bukur në promovimin e gjuhës shqipe dhe vlerave të saj.





