KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident! Punonin në kampin e Gjadrit, mjeti përfundoi në kanal teksa ktheheshin në shtëpi

LEZHË– Babë e bijë kanë gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik në aksin Lezhë–Kakarriq. Automjeti me të cilin po udhëtonin, ka përfunduar përmbys në një kanal me ujë dhe për pasojë babë e bijë humbën jetën

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ata punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe pas pune po ktheheshin në banesë kur janë përfshirë në aksidentin tragjik. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së 25 prillit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kanë qenë familjarët ata që të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Vetëm ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button