Berisha e Noka “shpikin” reformën: Në Fier s’ka zgjedhje, ka komandim dhe listë me emra të dubluar

Gjendja në Partia Demokratike në Fier duket se ka hyrë në një fazë të re organizimi, ku zgjedhjet zëvendësohen me emërime dhe listat me korrigjime rrugës. Me vendim të firmosur nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, dega e Fierit nuk do të shkojë në zgjedhje për kryetar, por do të drejtohet nga një grup pune me 43 anëtarë.
Në krye të kësaj strukture të përkohshme është komanduar doktor Ardi Ferro, i cili do të ushtrojë funksionin e kryetarit deri në përfundim të procesit.
Sipas vendimit, grupi i punës do të bëjë analizën e humbjeve, do të sistemojë strukturat dhe do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Pra, fillimisht anulohen zgjedhjet, që më pas të organizohen zgjedhjet.
Por surpriza më e madhe nuk është vetëm mungesa e votës. Në listën zyrtare bien në sy edhe emra të dubluar, çka tregon se ose partia ka shtuar anëtarët me fotokopje, ose lista është bërë me metodën “copy-paste”. Ose rëndësia eshtë ZERO kur ne nje dokument qe firmoset nga Kryetari ka gabime serioze dhe as sekretari Noka se ka mar mundimin ti hedhi nje sy asaj letre.
Emrat e përsëritur në dokument:
- Tomas Papuçiu – figuron te nr. 15 dhe sërish te nr. 42
- Dritan Petova – figuron te nr. 16 dhe sërish te nr. 43
Pra, nga 43 emra të shpallur, rezulton se të paktën dy vende janë mbushur me emra që janë futur dy herë.
Ndërkohë, demokratët fierakë që prisnin garë për kryetar dege, morën një vendim nga Tirana: kryetari emërohet, kryesia caktohet dhe vota shtyhet për më vonë.
Në fund, në Fier mbetet pyetja më demokratike e momentit: nëse edhe te Partia Demokratike nuk votohet, atëherë ku votohet?






