Atentati ku u ekzekutua Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij/ Zgjerohet pista e hetimit, çfarë dihet për autorët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e një ditë më parë në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë burrë e grua, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Gazetari Elidon Ndreka, raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pistat e hetimit janë zgjeruar, ku përveç asaj të hakmarrjes po hetohet edhe mbi ndonjë konflikt të mundshëm, pasi Kreshnik Mujeci, ka qenë një person tejet konfliktual në zonë.
“Nga hetimet raportohet se Kreshnik Mujeci paraqitej si një person konfliktual. Edhe të afërm i kanë bërë thirrje policisë që të zgjerojnë pistën e hetimeve, pasi ajo e hasmërisë ka qenë një histori e mbyllur. Dyshohet se ka patur konflikte të herë pas hershme. Kreshnik Mujeci ka protestuar në Rrjoll të Velipojës”,raporton gazetari Ndreka.
Ndërkohë ka dyshime se autorët e sulmit kanë qenë dy, ndërsa kanë sulmuar me breshëri automatiku çiftin, duke i lënë të vrarë në vend.




