ART & KULTURFIERI NEWSSTAR CHANNEL

“Një jetë në këngë”, Athina nderon ikonat e këngës qytetare fierake Llazar Pove dhe Miti Nushi

Në një atmosferë festive dhe plot emocion në Athinë, Shoqata Bashkimi Fierak “Apollonia” në Greqi organizoi aktivitetin kulturor me titull “Një jetë në këngë”, kushtuar dy figurave të shquara të këngës qytetare fierake, Llazar Pove dhe Miti Nushi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë veprimtari morën pjesë artdashës, personalitete të jetës kulturore e artistike, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe drejtues institucionesh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kryetarja e Shoqatës “Apollonia”, Elida Sopoti, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi punën dhe angazhimin e shoqatës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave shqiptare në diasporë. Ajo u shpreh se ky event ishte një homazh për dy ikonat e muzikës qytetare fierake, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili vlerësoi rolin e shoqatës në mbajtjen gjallë të identitetit kulturor dhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në Greqi dhe vendlindjes.

Reklama në FieriWeb

Ndërsa ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, përgëzoi organizatorët për këtë nismë, duke theksuar se aktivitete të tilla shërbejnë për promovimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve. Ajo i cilësoi Llazar Poven dhe Miti Nushin si korifej të muzikës qytetare fierake dhe pjesë të vyer të trashëgimisë kombëtare.

I emocionuar nga vlerësimi, këngëtari i njohur Llazar Pove falënderoi organizatorët dhe vlerësoi rolin që shoqatat shqiptare në Greqi luajnë në ruajtjen dhe promovimin e këngës popullore, artit dhe kulturës shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button