FIERI NEWSSTAR CHANNEL

Melsi Bogdani zgjidhet kryetar i Këshillit Bashkiak Fier, dorëhiqet Antoneta Çunaj

Me 41 këshilltarë prezentë në sallë, Këshilli Bashkiak i Fierit votoi për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni. Më herët, përmes një mocioni shkarkimi, grupi socialist i kishte kërkuar kryetares Antoneta Çunaj të jepte dorëheqjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këto kushte, znj. Çunaj vendosi të dorëhiqet, duke shmangur votimin për shkarkimin e saj dhe duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Këshillit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasardhës i saj u propozua nga grupi më i madh politik në këshill Melsi Bogdani. Znj. Çunaj nuk pranoi votim të fshehtë, duke kërkuar që dorëheqja e saj të konsiderohej e parevokueshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi punën trevjeçare në drejtimin e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se të gjitha vendimet e marra gjatë kësaj periudhe janë miratuar nga Prefekti i Qarkut dhe asnjë nuk është kthyer për parregullsi apo ka sjellë konflikt gjyqësor. Ajo shtoi se do të vijojë të kontribuojë si këshilltare, në funksion të vendimmarrjeve të drejta për komunitetin.

Reklama në FieriWeb

Pas mbledhjes së Komisionit të Mandateve, i cili verifikoi kërkesën e këshilltarëve socialistë, vijoi procesi i votimit për kreun e ri. Melsi Bogdani u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak Fier me shumicë kartonash, ndërsa u regjistrua vetëm një votë kundër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button