Tentoi të grabiste një të moshuar në Fier, arrestohet 53-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për një tentativë grabitjeje me dhunë.
Në kuadër të kontrolleve intensive dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Pajtim Dhana, 53 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, Fier.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se në orët e para të datës 18.04.2026 është futur i maskuar në banesën e një të moshuari në fshatin Pishë Poro, ku e ka dhunuar dhe kanosur me thikë me qëllim vjedhjen e një shume parash. Megjithatë, ai është larguar pa arritur të kryejë vjedhjen.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.




