Berisha e përjashtoi nga gara për kreun e PD, Mereme Sela: Non grata ka marrë peng partinë, do e çoj çështjen në Gjykatë! Ankesë edhe te ndërkombëtarët

Pas skualifikimit nga gara për kreun e PD-së, Mereme Sela akuzon selinë blu se po manipulon zgjedhjet e 23 majit. Për Mereme Selën, nëse do të kishte një vlerësim të duhur sipas Stautit të partisë, nga gara për kreun e PD-së duhet të përjashtohej Sali Berisha.
Mjekja Mereme Sela që u skualifikua nga gara për kreun e Partisë Demokratike ka reaguar për herë të parë, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë përjashtimin e saj nga gara për kreun e PD. Sipas Selës, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë, personi që duhet të skualifikohej nga gara është Sali Berisha.
“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me Statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha”, tha mes të tjerash Sela.
Sela gjithashtu hodhi akuza të forta ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar atë se ka marrë peng PD-në. Sipas Selës, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet duke pasur në krye një person ‘non grata’ në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
“Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër”, thotë ajo.
Sela hedh akuza të forta ndaj Sali Berishës, i cili sipas saj po mban peng PD-në, ndërsa për procesin zgjedhor të 23 majit paralajmëron se do të ndjekë hapat ligjor për ta shpallur të pavlefshëm. Sela paralajmëron se së paraqesë ankesën e saj zyrtare në Gjykatën e Tiranës, ndërsa SPAK-ut do t’i kërkojë të hetojë procesin e korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike.
“Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot”, vijoi më tej Sela.
Mereme Sela thotë në deklaratën e saj se do ti drejtohet ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit”, thekson ajo në deklaratë.
Mjekia u skalufikua nga gara pasi sipas PD nuk ka një profil të lartë publik e politik ndaj nuk mund të jetë kandidate.
Deklarata për shtyp e Mereme Selës:
Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen.
Për këto arsye, vendosa:
1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata.
2. Ti drejtohem SPAK për hetimin e proçesit të korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike nga i pandehuri Sali Berisha i cili është në akuzë edhe për vepra të tjera penale.
3. T’u drejtohem Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
4. T’u drejtohem mediave për të na ndihmuar që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet. Eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë.
5. I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit.
Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër.
Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi do të ishte z. Berisha.
Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite.
Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot.
Duke ju falënderuar për mbështetjen!
Me respekt,
Dr. Mereme Sela
Kandidate për Kryetare e Partisë Demokratike




