KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia njofton arrestime dhe procedime penale në disa raste

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije një sërë veprimesh të kryera nga strukturat e saj në Fier, Mallakastër, Divjakë dhe Patos.

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë arrestuan shtetasin M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti metalik.

Reklama në FieriWeb - “”

Në Mallakastër, u arrestua shtetasi S. M., 32 vjeç, banues në fshatin Kremenar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të xhaxhait të tij, i cili ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në Divjakë, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 72 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, në Patos, një shtetas 35-vjeçar ka kallëzuar në polici largimin nga banesa të vëllait të tij 32-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button