POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama flet nga Berlini për projektin gjigant në Vlorë dhe marrëveshjen 20-vjeçare me SHBA-të

3 maj 2026 – Shënimet e javës së kryeministrit Edi Rama, këtë herë nga Berlini, atje ku ka çelur ekspozitën e tij të re me piktura e skulptura.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Një gjë mund të them për këtë, që u ndjeva shumë mirë sepse dhe në mjedisin kulturor interesi për Shqipërinë është i madh. Por këto shënime po i përcjell sot në këtë formë sepse duhet të nisem për në Yerevan të Armenisë, ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, të cilin patëm nderin, siç ju kujtohet ta mikpresim vitin e shkuar në Shqipëri”, njoftoi ai në nisje të komunikimit të tij me virtual, ku nuk munguan as syzet e tij karakteristike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

U ndal te marrëveshja strategjike për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara për një periudhë 20-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas tij, kjo marrëveshje synon të rrisë sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Shqipërisë, duke e kthyer TEC-in e Vlorës në një qendër të prodhimit të energjisë elektrike me gaz. Projekti pritet të krijojë gjithashtu mundësi për investime të reja dhe të rrisë kapacitetin e vendit për furnizimin e qendrave të të dhënave dhe projekteve të inteligjencës artificiale.

Reklama në FieriWeb

“Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”, tha Rama.

Shtoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike dhe se projekti përfshin edhe lidhjen me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), përmes një tubacioni që do ta lidhë me Fierin.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i javës, është marrëveshja mes kompanisë italiane “Fincantieri” dhe kompanisë publike shqiptare “Kayo” për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman. Projekti synon të rrisë kapacitetet ushtarake të Shqipërisë dhe të krijojë mjete detare si për Forcat e Armatosura shqiptare, ashtu edhe për aleatët.

Ashtu siç u deklarua më herët, Rama theksoi se investimi pritet të sjellë rreth 400 vende pune në fazën e parë, me fokus te të rinjtë dhe të diplomuarit e shkollave profesionale.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te organizimi i aktiviteteve të “World Law Congress”, që do të zhvillohet në Tiranë më 6-7 maj dhe që konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sundimin e ligjit. Sipas tij, fakti që Shqipëria është zgjedhur si vend mikpritës lidhet me vlerësimin për reformën në drejtësi dhe për transformimet e realizuara në këtë fushë.

Nënvizoi sërish se reforma në drejtësi ka qenë një proces i vështirë që ka kërkuar vendimmarrje të forta dhe se është realizuar dhe mbështetet nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button