AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gorrisht – Rikthehet shpresa në zonë me nismën “Një Pemë, një Jetë” dhe ndërhyrje infrastrukturore

Në zemër të krahinës së Gorrishtit, një zonë me histori, sakrifica dhe krenari brezash, është zhvilluar një nga nismat më domethënëse të viteve të fundit, e organizuar nga Shoqata “Zëri i Gorrishtit”, me moton “Një Pemë, një Jetë”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nën drejtimin e kryetarit të shoqatës, Ardit Zotaj, u realizua mbjellja e 100 pemëve, një akt simbolik dhe konkret njëkohësisht, ku çdo pemë përfaqëson një histori familjare, një rrënjë të lidhur me tokën dhe një premtim për të ardhmen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo nismë vjen pas një tjetër ndërhyrjeje të rëndësishme në zonë, shtrimit të rrugës së Gorrishtit me çakëll, një investim i munguar prej më shumë se 40 vitesh, duke sjellë një ndryshim të prekshëm në jetën e banorëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë aktivitetit u rehabilituan edhe dy hapësira me vlera komunitare: sheshi në Haderaj, pranë vendit të njohur si “Varri i Mirë”, si dhe sheshi në fshatin Rexhepaj, që pritet të kthehet në qendër të aktiviteteve tradicionale dhe “Takimit të Brezave”, një festë që bashkon kulturën, këngën dhe kujtesën e zonës.

Reklama në FieriWeb

Në këtë ditë simbolike, mori pjesë edhe kryetari i fshatit Kaninë dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Aviatorëve Vlorë, Bareq Sadiraj, i cili mbolli “pemën e miqësisë”, duke përcjellë një mesazh bashkimi mes krahinave. Po ashtu, e pranishme ishte edhe gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Autokton” në News24, e cila mbolli një pemë simbolike për kulturën dhe trashëgiminë e zonës.

Në përmbyllje të aktivitetit, Ardit Zotaj falënderoi banorët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen, ndërsa theksoi se çdo familje mbolli pemën e saj si simbol të vazhdimësisë dhe identitetit.

“Sot Gorrishti nuk mbolli vetëm pemë, por kujtesë, bashkim dhe shpresë,” u tha gjatë aktivitetit.

Nisma “Një Pemë, një Jetë” u konsiderua si një hap i parë drejt një angazhimi më të gjerë për zhvillimin dhe rigjallërimin e zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button