KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Identifikohet i riu që u gjet i varur në kullën e vrojtimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën bregdetare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së njohur si “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit shtetasi me iniciale P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet i janë referuar Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button