Policia Fier shpall në kërkim 25-vjeçarin që plagosi me th*kë një 35-vjeçar, procedohet edhe bashkëshortja e tij
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 35-vjeçari, pas një konflikti të ndodhur në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda shpallën në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E. G., 35 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal edhe për shtetasen G. B. (K), bashkëshortja e autorit të dyshuar, e cila dyshohet se ka penguar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.




