KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në Berat, humb jetën një 60-vjeçar pas përplasjes me makinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut, në qarkun e Beratit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori, shtetasi Ardian Azemi, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një automjet në aksin rrugor Berat–Otllak.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të saj, si dhe për sqarimin e përgjegjësive.




