AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Nuk ishin numra! Duam drejtësi”/ Durrësi në Zi! Familjarë, qytetarë dhe nxënës marshim-protestë në kujtim të dy vogëlushëve që humbën jetën në aksidentin tragjik

Është zhvilluar këtë pasdite marshimi protestues në qytetin e Durrësit në kujtim të dy të miturve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e disa ditëve më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë stadiumit të Durrësit, nga ku kanë nisur ecjen në këmbë përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, me destinacion përfundimtar para Bashkisë së Durrësit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në protestë marrin pjesë familjarë të viktimave, banorë të zonës së Ish-Kënetës, si dhe shokë e bashkëmoshatarë të fëmijëve, si dhe anëtarë të partive opozitare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nxënësit kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe prekëse, ku ndër të tjera shkruhet: “Engjëj në qiell, nuk ishin numra, ishin fëmijë”, “Kjo plagë nuk mbyllet pa drejtësi”, “Ne duam drejtësi për dy engjëjt” dhe “Qielli fitoi dy engjëj, ne humbëm dy buzëqeshje të pafajshme”.

Reklama në FieriWeb

Një tjetër pankartë thekson kërkesën për më shumë siguri për fëmijët: Duam park për fëmijë. Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë, të luajnë dhe të rriten të sigurt. Kur këto të drejta shkelen, ne ngrihemi dhe kërkojmë drejtësi.

Në krye të marshimit ndodhet një automjet me një pankartë të madhe ku shkruhet: Dy jetë të mitura u fikën, ku është drejtësia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button