KRONIKËSTAR CHANNEL
Motomjeti përplaset me një makinën në Fier, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në unazën “Nuredin Aliu” në Fier, në vendin e njohur si “Kthesa e Mbytit”.
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Dayang është përplasur me një automjet tip Peugeot, që drejtohej nga një grua.
Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




