BOTASTAR CHANNEL

Trump: SHBA pranë ilaçit që “ndalon vdekjen”, pretendon rezultate të para pozitive

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference nga Zyra Ovale, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë zbulimit të një medikamenti që mund të parandalojë vdekjen në raste të caktuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Trump, ilaçi ndodhet ende në fazë testimi, por rezultatet e para, sipas tij, kanë qenë “shumë premtuese”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse kemi parë raste konkrete. Kishim një person që ishte në gjendje shumë të rëndë, madje i ishin bërë edhe ritet e fundit. Familjarët po qanin dhe mendonin se gjithçka kishte marrë fund, por pasi iu dha ilaçi, gjendja e tij u përmirësua”, deklaroi Trump.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai shtoi se medikamenti nuk funksionon tek të gjithë pacientët, por theksoi se studiuesit po mësojnë shpejt nga testimet dhe rezultatet e deritanishme.

Reklama në FieriWeb

Deklarata ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta, ndërsa deri tani nuk janë publikuar të dhëna shkencore apo detaje zyrtare mbi përbërjen e ilaçit apo fazën konkrete të studimeve klinike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button