RAJONISTAR CHANNEL

Kapen 167 kg dr*ge në Greqi, arrestohet një shqiptar pas ndjekjes filmike

Një operacion i njësisë anti-drogë në Janinë ka çuar në sekuestrimin e 167 kilogramëve marijuanë dhe arrestimin e një shtetasi shqiptar, pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë.

Policia greke kishte pikasur një automjet me targa ukrainase të dyshuara si të falsifikuara, që lëvizte nga Konica drejt Kozanit. Shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me manovra të rrezikshme, duke lëvizur edhe në kah të kundërt të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas ndalimit të mjetit, efektivët zbuluan 28 pako me 167 kg e 200 gramë marijuanë të fshehura në kabinë dhe bagazh.

Autoritetet greke bëjnë me dije se që prej shtatorit janë sekuestruar rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria, me raste të evidentuara në Janinë, Igumenicë, Selanik dhe Kostur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button