KRONIKËSTAR CHANNEL

Durrës/ Plagosi me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

Durrës – Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vitin e kaluar në bashkëpunim tre të tjerë tentoi të vriste me armë zjarri Fabion Kuçin njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok. Ndaj Florian Brahaj rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën u shënua më 15 dhjetor 2025 në lagjen nr. 9. Brahaj së bashku me dy të tjerë, me 2 automjete u afruan te lokali, ku qëndronte “Gucci” dhe qëlluan drejt tij, me armë zjarri. Nga të shtënat e armë Kuçi mbeti plagosur lehtë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Reklama në FieriWeb

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button