AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gjendet e ngordhur një breshkë deti në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se u godit nga mjete lundruese

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit. Sipas pamjeve nga vendngjarja, breshka e vogël kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, duke ngritur dyshime se mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë.

Reklama në FieriWeb - “”

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që verifikimet përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e ngordhjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat përballen vazhdimisht me rrezikun e zhdukjes. Raste të tilla konsiderohen shqetësuese për ekosistemin detar dhe rikthejnë vëmendjen te nevoja për më shumë kujdes dhe kontrolle ndaj mjeteve lundruese pranë zonave bregdetare ku këto specie jetojnë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button