KRONIKËSTAR CHANNEL

Përfundon aksioni blic në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe aksesorë komunikimi

Ka përfunduar kontrolli në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit.

Siç raportoi më herët gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kontrollet në burgje u zhvilluan me synimin e zbulimit të sendeve të ndaluara brenda qelive.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer në qelitë, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus parandalimin e sendeve të ndaluara dhe forcimin e masave të sigurisë.

Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtuesin e ri të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe rritjes së kontrollit institucional.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë gjetur dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit.

“Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.

Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale“, thuhet një njoftim.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button