KRONIKËSTAR CHANNEL

Kuçovë / I merr armën efektivit gjatë shoqërimit nga Komisariati i Fierit, dhe e plagos, policia neutralizon 45-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë, gjatë shoqërimit të një personi të dyshuar nga strukturat e Policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Zamir Skënderi, 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë. Ai dyshohej për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë shoqërimit, sipas Policisë, 45-vjeçari është konfliktuar me punonjësin e Policisë A.T., 20 vjeç, dhe gjatë përplasjes i ka marrë armën e shërbimit, duke e plagosur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e patrullës, të cilët kanë arritur ta neutralizojnë autorin e dyshuar dhe t’i marrin armën. Punonjësi i Policisë është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Z. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit të personit nga patrulla e Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button