KRONIKËSTAR CHANNEL

U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, zhduket 14-vjeçarja në Vlorë! Familjarët kërkojnë ndihmë

Një vajzë 14-vjeçare është zhdukur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas familjarëve, e mitura është larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues lidhur me një notë dhe në gjendje të rënduar emocionale dhe pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prej më shumë se 9 orësh, familja nuk ka arritur të kontaktojë me të, duke ngritur shqetësime serioze për vendndodhjen e saj.

Babai i vajzës është paraqitur në polici për të bërë kallëzim, ndërsa dyshohet se 14-vjeçarja mund të jetë nisur drejt Tiranës me furgonat e linjës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në njoftimin e publikuar nga familjarët thuhet:

“Kjo është Kaltra, 14 vjeçe. Sot është larguar nga shkolla pas një konflikti që ka pasur me një mësues për një notë. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka vajtur në shtëpi pas mësimit. 

Prej më shumë se 9 orësh familja nuk ka kontakt me të dhe janë të shqetësuar për vendndodhjen e vajzës. Nëse e keni parë, ju lutem na shkruani.”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Familjarët bëjnë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vajzën të kontaktojë menjëherë policinë ose familjen.

FOTO/ U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, zhduket

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button