KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjet një pjesë e çatisë dhe mallrat

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur rreth orës 03:30 pas mesnate. Nga zjarri është djegur pothuajse gjysma e çatisë së tregut, ndërsa janë përfshirë nga flakët edhe raftet së bashku me mallrat e vendosura në ambientet e tregtimit.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet mendohet të jenë kryesisht materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë përcaktuar. Policia dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit.




