KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Globi”/ Arrestohet në SHBA fieraku i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri dhe me burgim të përjetshëm në Belgjikë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”, i cili çoi në arrestimin në shtetin e Ohio-s, SHBA, të një shtetasi shqiptar të kërkuar prej vitesh për vepra të rënda penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit, Interpol Brukselit, si dhe agjencive të tjera ligjzbatuese amerikane.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga ka rënë 51-vjeçari Sokol Hoxha, lindur në Fier, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1997.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas Policisë së Shtetit, Hoxha është dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Fierit me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, më 30 mars të vitit 1997, në Patos, ai dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër, për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, në vitin 2010, ai është dënuar nga Gjykata e Brukselit në Belgjikë me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me dashje”. Sipas autoriteteve, më 29 gusht 1997 ai ka vrarë me armë zjarri në Bruksel një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia bën me dije se arrestimi u realizua pas një pune të gjatë hetimore dhe koordinimi ndërkombëtar mes strukturave të specializuara. Aktualisht, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së për procedurat e nevojshme, me qëllim kthimin e 51-vjeçarit për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button