KRONIKËSTAR CHANNEL

Dëmtuan Parkun Natyror të Vjosës, dënohen subjekti dhe administratori pas hetimeve të Prokurorisë Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq subjektin “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B.A., nën akuzën për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, të parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve të zhvilluara, u provua se subjekti kishte kryer veprimtari të paligjshme që konsistonin në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë. Këto veprime sollën pasoja të rënda në habitatin natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga të dhënat rezulton se zona ku janë marrë inertet përbën një nënzonë qendrore me nivelin më të lartë të mbrojtjes, e konsideruar zonë strikte, ku ndalohet çdo lloj aktiviteti ekonomik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Prokuroria Fier argumentoi se shoqëria “P V” sh.p.k. ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit brenda zonës së mbrojtur, duke sjellë dëmtime të konsiderueshme përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive dhe përdorimit të mjeteve e metodave që kanë sjellë ndryshime të thella në biodiversitet, strukturën dhe funksionimin e ekosistemeve, si dhe dëmtime të konsideruara të parikuperueshme në sipërfaqet përgjatë lumit Vjosë.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata shpalli fajtor si personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., ashtu edhe administratorin e saj B.A., për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Prokuroria Fier ka deklaruar se do të vijojë angazhimin në hetimin e veprave penale mjedisore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rasteve që cenojnë mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button