AKTUALITETSTAR CHANNEL

Hita përjashton nga Policia Uljan Shpatarakun, ish-bashkëpunëtorin e afërt të Ilir Prodës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit Uljan Shpatarakun, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-drejtorit Ilir Proda.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve, vendimi është marrë me motivacionin “mosparaqitje të rregullt në detyrë”. Shpataraku ushtronte funksionin e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më herët, ai ishte pezulluar nga detyra në muajin mars nga drejtori i përkohshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, po për të njëjtën arsye. Në vendimin e pezullimit përmendej gjithashtu edhe “moszbatim i hapur i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Burime bëjnë me dije se Shpataraku po ndiqte studimet master në Akademinë e Sigurisë dhe dyshohet se, duke përdorur këtë argument, nuk paraqitej rregullisht në detyrë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button