Vlorë: Rrëmbim i një 20-vjeçari dhe dhunë për 6 mijë euro, një i arrestuar, dy në kërkim
Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale, ku një 20-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë në automjet, është dhunuar dhe është kërcënuar me qëllim përfitimi financiar.
Sipas njoftimit zyrtar të strukturave hetimore të DVP DVP Vlorë, ngjarja është regjistruar në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë: R. L., 30 vjeç dhe L. K. (34 vjeç), vëllezër, gjithashtu banues në të njëjtën zonë.
Sipas hetimeve paraprake, tre shtetasit dyshohet se kanë marrë me forcë të riun, e kanë transportuar në një ambient të veçuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj tij, duke i kërkuar shumën prej 6,000 eurosh.
Policia bën me dije se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.




